Lojërat kompjuterike, telefonon policinë; Miku im është plagosur

Kontakton policinë dhe i thotë se miku i tij është plagosur rëndë, kur në të vërtetë ishte duke fantazuar me lojën e famshme të “Grand Theft Auto”. David Helen ka qenë duke luajtur për një kohë të gjatë lojën dhunuese të “Grand Thef Auto” dhe si pasojë ka shkaktuar një marrëzi prej të cilës ai është arrestuar. Gjatë lojës djaloshi ka fantazuar duke aktruar se ka plagosur mikun e tij Max dhe ka njoftuar ambulancën. Në momentin që gjithçka është zbardhur, ai është arrestuar nga policia duke u dënuar të ushtronte  një punë të papaguar në komunitet, për 12 muaj. David Helen është prononcuar se e dinte se lajmi ishte ekzagjeruar shumë dhe realisht ndihej fajtor për rrëmujën e shkaktuar, por mesa duket efekti i lojës ka qenë aq i madh, sa djaloshi ka fantazuar të gjithë skenën e lojës së “Grand Theft Auto”. Ndërkohë loja më e shitur “ Grand Theft Auto” duket se po shkakton mjaftë probleme.  “Sjellja e David Helen në telefon më ka tronditur shumë dhe i gjithë incidenti më ka shkaktuar shumë shqetësim!” – tha njëra prej punonjëseve të urgjencës.  Ndërkohë autoritet theksuan kujdesin ndaj keqpërdorimit të shërbimeve si dhe abuzimeve të këtij lloji ndaj stafit.

Përshtati: V.TH/ Koha Jonë

SHKARKO APP