Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Lufta” KE vs Google. Gjobat e larta, rezultatet e dobëta

Teknologji E premte, 20 Gusht 2021 20:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Android i Google nuk mjafton për të ndryshuar sjelljen e tij

Si mund të shkojë më tej? Më 18 korrik, Komisioni Europian i vuri Google një gjobë rekord prej 4.3 miliardë eurosh (5 miliardë dollarë) për forcimin e dominimit të tij në kërkimin në internet, duke argumentuar se kishte gjetur paligjshmëri në këtë shërbim dhe aplikacione të tjera mobile në sistemin operativ Android, shkruan The Economist.

Një vit më parë, Komisioni i vendosi një gjobë prej 2.4 miliardë eurosh Google, për shkak të përdorimit të ndikimit të tij në kërkimin në internet, për të larguar përdoruesit nga rivalët e vet drejt tij. Duket se ka një inflacion gjobash ndaj Google, po të marrin në konsideratë një rast që është në shqyrtim, që parashikon 9 miliardë euro gjobë, ose sa 10% e të ardhurave globale vjetore të kompanisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por gjobat e larta fshehin një të vërtetë të hidhur. Komisioni meriton vlerësime për shqyrtimin e sjelljes së kompanive që dominojnë internetin dhe aktivizimi i saj është në kontrast të qartë me autoritetet e larta amerikane. Në vitet e fundit, megjithatë, asnjë autoritet antitrust nuk ka kontribuar në mënyrë kaq të rëndësishme nëpër botë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mirë ose keq, këto arkëtime të larta që Komisioni do të marrë nga gjobat rrisin shanset që Margrethe Vestager (Komisionerja Europiane për Konkurrencën) të bëhet presidentja e ardhshme e Komisionit. Google, nga ana e tij, po kundërshton fort dhe e konsideron sanksionin si një kosto në biznesin e tij.

Mund t'ju interesojë

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Para 8 orësh
Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë

Si teknologjia kuantike po transformon sfidat e energjisë

Para 18 orësh
Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

21 Nëntor 2026, 17:21

Nuk ka paranojë ndaj Android

Nëse kjo ju duket cinike, shikojeni më nga afër rastin Android.
Google u kërkon prodhuesve të smartphone-ve dhe operatorëve celularë të nënshkruajnë marrëveshje të rrepta nëse duan të përdorin secilin prej aplikacioneve të tij.

Për shembull, nëse prodhuesit e pajisjeve dëshirojnë të instalojnë Google Play të Google, ata duhet të instalojnë gjithashtu të gjitha aplikacionet e Google, duke përfshirë edhe një për shërbimin e tij të kërkimit.

Ata duhet t’i japin këtyre aplikacione prezencë të lartë në ekranet e përdoruesve. Madje, ata duhet t’i japin ato me një efekt të lartë në ekranet e përdoruesve.

Dhe nëse përdorin aplikacionet e Google dhe versionin e saj të Android në cilindo nga modelet e tyre, duhet ta bëjnë te të gjitha.

Pa dyshim, Google argumenton se këto kufizime janë për të mirën e konsumatorëve. Ata sigurojnë, për shembull, që njerëzit gjithmonë kanë një sërë aplikacionesh në ekranin e tyre dhe se Android nuk shpërndahet në versione të papërputhshme.

Megjithatë, ajo që Google e quan “fragmentim” është në të vërtetë konkurrenca, siç tregon tregu celular në rritje i Kinës. Për shkak se Google Play nuk është i disponueshëm, prodhuesit e pajisjeve që përdorin Android nuk janë të detyruar të instalojnë aplikacionet e kompanisë, por mund të zgjedhin.

Rrjeti i rregullave është hartuar për të mbrojtur shërbimin e kërkimit të Google dhe biznesin e tij të reklamave për të rritur të ardhurat. Komisioni me të drejtë ka gjetur Google fajtor. Megjithatë, mjetet juridike janë të pamjaftueshme. Komisioni dëshiron që vetë Google të dalë me mjete ligjore, të cilat të imponojnë heqjen e të gjitha kufizimeve mbi prodhuesit e pajisjeve.

Google është versioni i Android, i cili zotëron 80% të smartphone-ve në Europë. Rivalët zotërojnë vetëm 6% të lojërave elektronike të disponueshme në versionin europian të motorit të kërkimit të Google. Ndër masat ligjore me të ashpra do të ishin të detyronin Google për të lejuar ‘app store’ konkurruese për shpërndarjen e aplikacioneve të saj, gjë që do ta bënte më të lehtë për ndërmarrjet e tjera të hapnin app store për aplikacionet.

Për të trajtuar monopolet e titanëve të teknologjisë, Komisioni Europian nuk ka nevojë vetëm të jetë më i fuqishëm, por edhe të veprojë më shpejt. Beteja pjesë-pjesë ndaj një trusti kaq të madh është një gabim në një industri kaq të shpejtë. Komisioni duhet të marrë vendime që krijojnë zgjidhje më të qëndrueshme si, rrëzimi i çdo kufizimi të ri në shërbimet dhe aplikacionet e rivalëve.

Europa është një mjedis më pak miqësor sesa Amerika për gjigantët e teknologjisë. Por ajo nuk ka arritur aspektin e konkurrencës më shumë sesa rregullatorët përtej Atlantikut.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 2 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 3 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 3 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 3 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 6 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 11 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 13 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.