Lufta për informacionin. Rusia thotë se ka gati “internetin paralel”
“Rusia ka mjetet për të krijuar versionin e vet të internetit “,- tha një zyrtari të rangut të lartë të Ministrisë së Jashtme. Zyrtari i Ministrisë së Jashtme Ruse, Ilya Rogachev, njoftoi se Rusia ka aftësitë e nevojshme për të krijuar një alternativë në internet.
Pas kësaj deklarate në mediat ndërkombëtare kanë nisur dhe aludimet se cila është teknologjia e re me anë të se cilës Rusia do të zëvendësojë internetin që njohim sot në gjithë botën.
Siç shpjegoi Rogachev, Rusia ndoshta mund të përdorë “krijimin e një lloj interneti paralele” për shkak të veprimeve të “partnerëve perëndimorë” të vendit dhe standardeve të dyfishta që promovojnë. Ai shtoi gjithashtu se ndërsa aktualisht Moska nuk synon të zbatojë këtë veprim, ajo ka të gjitha “aftësitë teknike, financiare, intelektuale dhe të tjera të nevojshme” për të ecur përpara nëse është e nevojshme. Më parë, gazeta gjermane Sueddeutsche Zeitung shkruante se teknologjia e internetit po bëhet gjithnjë e më shumë e kompromentuar dhe e militarizuar dhe se situata aktuale në internet ngjan në një fushë beteje në prag të një lufte. Gazeta gjithashtu i krahasoi armët kibernetike me armë bërthamore, duke pretenduar se “një potencial i madh për shkatërrim është ndërtuar dhe po pret vendosjen”.