Makina e Google që drejtohet vetë do të testohet në rrugë
Makina e Google me sistem komandimi dhe pa shofer, së shpejti do t’i jepet i njëjti përkufizim ligjor, sikurse ai i makinave që drejtohen nga dikush. Makina e Google që ecën vetë i hap rrugën drejtuesve të tjerë të mjeteve dhe vetëparkohet.
National Highway Traffic Safety Administration në SHBA (NHTSA), e cila përcakton rregullat dhe rregulloret në rrugët e Amerikës ka shprehur mendimet e veta në një letër drejtuar Google, e cila është bërë publike këtë javë. Deri më tani, asnjë makinë pa shofer njerëzor nuk ishte e lejueshme të dilte rrugëve. Megjithatë, në vazhdën e avancimeve teknologjike, NHTSA ka ndryshuar perspektivën e saj.
“Nëse asnjë shofer njerëzor nuk e drejton automjetin, është më e arsyeshme të identifikojmë shoferin si çdo gjë tjetër në lidhje me makinën”, është shprehur NHTSA.
Në këtë rast, automjetet motorike me sistem vetë-drejtimi, mund të marrin me të drejtë lejen e drejtimit të automjetit në rrugë.
Sidorela Lepri