FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Makina më 120 km në orë, shoferi fle (VIDEO)

Një video e xhiruar në SHBA po bën xhiron e rrjeteve sociale. Pamjet tregojnë një makinë që është në lëvizje me 120 km në orë dhe çuditërisht shoferi i saj fle.

Pamjet janë regjistruar nga pasagjerët e një mjeti tjetër.

Mendohet se makina që shoferi “nget” duke fjetur është një model “Tesla”. Kjo makinë elektrike e prodhuar në SHBA është e vetmja që ka një sistem modern auto pilotimi (vetëdrejtimi) që mund të “respektojë” dhe rregullat e qarkullimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, “Tesla” jo pak herë ka qenë në qendër të vëmendjes për aksidentet që ka shkaktuar në trafik. Sistemi i vetëdrejtimit është konceptuar si ndihmë për pilotin dhe jo drejtim total i mjetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mediat ndërkombëtare, video më poshtë cilësohet si çmenduri që nuk duhet lejuar nga policia.

Pa koment: Makina me 120 km/h, shoferi në gjumë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?