Makina më e shtrenjtë në botë mban firmën e Bugattit
Makina më e shtrenjtë në botë “La Voiture Noire” (makina e zezë) nga Bugatti, tani ka një pronar me fat. Ajo u prodhua fillimisht për të festuar 11 vjetorin e kompanisë por u shit për një vlerë stratosferike prej 18 milionë eurosh.
Blerësi misterioz , i cili dëshiron të mbetet anonim ka fituar modelin e vetëm ekzistues të “Voiture Noire”, prodhuar për të mbetur unik. Si frymëzim për këtë makinë shërbeu modeli i famshëm Type 57 SC Atlantic i vitit 1938.
Modeli Voiture Noire ka tërhequr shumë adhurues të makinave si dhe shumë njerëz të famshëm si futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo i cili ka treguar interes të madh që nga prezantimi i Bugattit në Motor Show në Gjenevë.