Makina tërësisht elektrike që arrin shpejtësi marramendëse (Foto)

Një kompani e re kaliforniane e quajtur RAESR (Rice Advanced Engineering Systems and Research) ka zbuluar një makinë krejtësisht elektrike që arrin një shpejtësi marramendëse.

Makina e quajtur Tachyon Speed, që e ka marrë emrin nga grimca teorike që lëviz më shpejt se drita, mendohet se mund të arrijë një shpejtësi maksimale rreth 390 km/h.
Ndërkohë, nga 0 në 100 km/h e bën për 3 sekonda.
Me sedilje të ngjashme me ato të makinave të Formulës 1, kjo makinë ka nisur që të konceptohet që në vitin 2012 e më në fund ka dalë në treg.
Porositë janë shumë të limituara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?