Mark Zuckerberg ‘trondit’ ndjekësit në FB, merr 28 mijë komente

Themeluesi i rrjetit social më të madh në botë, Marck Zuckerberg ka hequr nga profili i tij treguesin se është ateist. Me rastin e Krishtlindjes, ai bashkë me urimin për këtë festë u uroi ndjekësve të tij festën Hanukkha, një festë kjo hebraike.

Një komentues e pyeti nëse është më ateist dhe Zuckerberg iu përgjigj prerë: “Jo”. “Jam rritur si hebre dhe më pas kalova një periudhë ku vija në pikëpyeje shumë gjëra, por tani besoj se religjioni është shumë i rëndësishëm”, shkroi Zuckerberg.

Ndryshimi i boshtit nga themeluesi i Facebook ndodh në vitin kur ai takoi Papa Françeskun. Ndërsa më parë, ai ka postuar dhe foto duke u lutur si budist. Bashkëshortja e tij praktikon këtë religjion. Postimi i tij shkaktoi debat të madh pasi arriti deri në mbi 28 mijë komente.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?