Marketingu, facebook arkëton 10 mld dollarë për 3 muaj

Algoritmi i ri për reklamimin në Facebook duket se ka dhënë rezultatet e para. Kompania publikoi të dhënat për 3-mujorin e tretë të këtij viti dhe shifrat e përfituara janë marramendëse.

Sipas këtyre të dhënave, vetëm nga marketingu, Facebook ka siguruar rreth 10 miliardë dollarë përfitimi në korrik, gusht dhe shtator. Rreth gjysma e kësaj shume (4.7 miliardë dollarë) janë fitime të pastra për kompaninë, ndërsa pjesa tjetër janë shpenzime, ku koston më të madhe e ka patur siguria.

Mark Zuckerberg u deklaruar investitorëve se politikat e kompanisë në fushën e sigurisë në të ardhmen do të kenë një ndikim edhe më të madh tek fitimet, duke i reduktuar ato.
Deklarata e tij interpretohet si një reagim ndaj nismës dhe hetimeve të ligjvënësve amerikanë për mundësinë se platforma më e madhe sociale të jetë përdorur dhe të përdoret akoma nga Rusia për propagandë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi të vendosur për të parandaluar abuzimet në platformën tonë. Mbrojtja e komunitetit, për ne është më e rëndësishme sesa përfitimet”, deklaroi Zuckerberg.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?