Mediat sociale kineze në kërkimit të fëmijëve të zhdukur

Në këtë foto duket imazhi i një vazje tre vjeçare, e cila u rrëmbye para disa kohësh. Kjo foto është shpërndarë gjërësisht në mediat sociale kineze. Fatmirësisht, vogëlushja është gjetur, por kërkimi i saj njëkohësisht hedh dritë mbi fushatat e mëdha dixhitale të vendit, duke u përpjekur që nëpërmjet tyre të gjurmojnë dhjetëra-mijëra fëmijë të zhdukur dhe ritkthimin e tyre në gjirin e familjes. Autoritetet kineze, ndër të tjera i kanë kthyer sytë nga mediat sociale, për t’i përdorur ato gjetjen e fëmijëve të zhdukur.
Konkretisht, ky imazh i kësaj vajze tre vjeçare e rrëmbyer dhe impakti që ajo pati në mediat sociale, ka ndikuar në kërkimet për gjetjen e saj. Fotoja është marrë nga një kamera e sigurisë dhe më pas është shpërndarë në mediat sociale.
Në foto shihet një grua duke shëtitur dorë për dore me një vajzë të vogël. Deri këtu gjithçka duket mirë, por gruaja nuk është nëna e saj. Vajza kishte qenë jashtë duke ecur me gjyshin e saj në Guangdong, në Kinën Jugore, kur një grua iu afrua të moshuarit duke i kërkuar diçka për të ngrënë. Gjyshi i detyruar, shkoi për të blerë disa ushqime për gruan, por ndërkohë që ai iu drejtua dyqanit ajo mori vajzën për dore qetësisht dhe u zhduk. Fotoja dhe shpërndarja e saj masive në mediat sociale, i erdhën në ndihmë policisë për hetimet dhe gjetjen e vogëlushes.  Kështu që autoritet kineze janë duke menduar seriozisht për përdorimin e mediave sociale, si pjesë të kërkimeve të tyre për të gjithë fëmijët që janë raportuar të zhdukur.

 Burimi: BBC/Sidorela Lepri

SHKARKO APP