Mediet: Hetuesit në Gjermani intensifikojnë përgjimin e celularëve

Autoritetet e sigurisë njoftohet se po i përdorin më dendur të dhënat e celularëve për të konstatuar fshehtas vendndodhjen e të dyshuarve. Edhe të dhënat e lidhjes me shtyllat e telefonisë celulare kontrollohen më shumë. Mbrojtja e Kushtetutës (Shërbimi i fshehtë i brendshëm i Gjermanisë) dërgon gjithnjë e më dendur të ashtuquajtura mesazhe të heshtura sms, për të konstatuar vendndodhjen e personave të caktuar. Kjo rezulton nga një përgjigje me shkrim e qeverisë gjermane dërguar Grupit Parlamentar E Majta në Bundestag, përgjigje të cilën e ka lexuar gazeta gjermane “Handelsblatt”. Në gjysmën e dytë të vitit 2017, Shërbimi i fshehtë i Brendshëm i Gjermanisë ka dërguar rreth 180.000 mesazhe të tilla të fshehta në celularët e të dyshuarve. Në të njëjtën periudhë një vit më parë, ky institucion pati dërguar 144.000 herë mesazhe të tilla.

Edhe Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA) bëhet e ditur se e përdor gjithnjë e më shumë këtë metodë: BKA ka dërguar në gjashtë muajt e fundit të 2017-ës rreth 22.000 mesazhe sms të tilla – rreth 5000 më shumë se në gjysmën e dytë të 2016. Personat që u dërgohen mesazhe të fshehta tww shkurtra sms nuk e kuptojnë që ua kanë dërguar.

Policia Federale përdor më dendur metoda përgjimi

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe në kërkimin e informacionit nga stacionet bazë të telefonisë celulare përgjimi është zgjeruar. Operatori i telefonisë celulare, kur i kërkohet, raporton të gjitha numrat e celularëve, të cilat kanë komunikuar në një moment të caktuar me celulë të telefonisë celulare. Zyra Federale e Policisë Kriminale e shfrytëzoi këtë mundësi 376 herë në pjesën e dytë të vitit 2017, një vit më parë kjo mundësi u shfrytëzua vetëm një herë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia Federale e shfrytëzoi veçanërisht dendur të ashtuquajturin Imsi-Catcher për të përgjuar bisedat telefonike – 61 herë u përdor së fundi ky instrument përgjues – në një kohë që në vitin 2016 kjo ndodhi vetëm në tetë raste.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?