Mënyra të thjeshta për jetëgjatësinë e baterisë
Kohët e fundit po prodhohen “smartphone” gjithnjë e me më shumë karakteristika. Gjithashtu ato kanë edhe më shumë aplikacione, por që përdorimi i tyre shkarkon edhe më shpejt baterinë.
Lidhur me këtë problem që e kanë të gjithë përdoruesit e “smartphon”-ëve, “The Verge” na tregon disa truke se si të zgjatim jetën e tyre.
E para ka të bëjë me dritën e telefonit, e cila nuk duhet të mbahet aq e fortë. Nëse përdorni një dritë më të zbehtë do të harxhoni më pak bateri.
Më pas duhet të fikni shërbimin e vendndodhjes (location). Ajo çaktivizon opsionin e GPS në telefon.
Sipas “The Verge”, duhet të aktivizoni “Battery saver mode”, pasi ajo fik begraundin dhe rifreskon telefonin.
Ndërsa e katërta ka të bëjë me aktivizimin e shërbimit “Airplane Mode”, pasi ajo mbyll mundësinë e telefonatave, mesazheve dhe shërbimit të internetit.
Dhe e fundit, mbani gjithmonë një ushqyes portabël, kështu që telefoni nuk do tu fiket kurrë.