Mesazhi në WhatsApp që ju vjedh të dhënat

Një mesazh, i cili kërkon që të marrë të dhënat tuaja personale po qarkullon këto kohë në WhatsApp. Ky mesazh mund të vijë nga secili prej miqve tuaj apo kontakteve që ju keni në WhatsApp.  Menjëherë pasi klikoni mesazhin, juve ju hapet një faqe, e cila kërkon që të jepni të dhënat tua.
Një ekspert i sigurisë kompjutetike ka deklaruar se ccdo përdorues është i rrezikuar nga ky mesazh, për shkak se ai qarkullon në të gjitha gjuhët e botës.
Zakonisht ai përmban një ofertë për ulje në firma si Zara, Starbucks etj dhe i nxit lexuesit ta klikojnë. Direkt pas kësaj, ata drejtohen në një faqe interneti por ndërkohë kompjuteri ose telefoni juaj ka marrë virus. Përdorimi i gjerë i WhatsApp-it në Europë dhe Indi, ka ndikuar në shtimin e këtyre rreziqeve. Vetëm disa muaj më parë, nepërmjet nje mesazhi tjetër synohej të merreshin të dhënat bankare që përdoruesit kishin në telefon, raporton Independent.

SHKARKO APP