FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mësoni përse Facebook, Instagram dhe WhatsApp dolën jashtë shërbimi

Facebook dhe Instagram ishin offline përgjatë gjithë ditës së mërkure dhe tashmë e dimë arsyen pse. Sipas Facebook, ndërprerja ishte si rezultat i një ndryshimi konfigurimi në servera.

Rrjeti social tha se problemi është adresuar dhe të gjitha produktet dhe shërbimet janë të aksesueshme përsëri. “Ju kërkojmë thellësisht ndjesë për ndërprerjen e shërbimit dhe vlerësojmë durimin e të gjithëve,” tha kompania.

Ndërprerja që preku jo vetëm shërbimin e Facebook por edhe aplikacionet Instagram dhe WhatsApp, zgjati për pothuajse 14 orë sipas CNN.

Swiss Digital Desktop Reklama

DownDetector, një uebsajt i cili lejon përdoruesit të raportojnë kur një shërbim është i paaksesueshëm online u përmbyt nga raportime. Sajti merrte mijëra raportime në orë nga mbarë bota.

Swiss Digital Mobile Reklama

Facebook pranoi publikisht ditën e djeshme në një cicërimë ekzistencën e problemeve. Por me shpejtësi mohoi spekulimet se ndërprerja erdhi nga një sulm DDoS.

Instagram konfirmoi në rrjetin social Twitter se ishte kthyer online mëngjesin e së enjtes. Blackout të tilla janë të rralla për Facebook por që është i dyti në pak muaj.

Në Nëntor pati probleme të ngjashme duke bllokuar aksesin në Facebook, Instagram dhe WhatsApp. Atëherë kompania tha se problemet erdhën nga një testim rutinë që po u bëhej serverëve të rrjetit social, raporton PCW.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?