Microsoft fajëson shërbimin sekret amerikan NSA

Autoritetet dhe politikanët kërkojnë që firmat që prodhojnë software të bëjnë më shumë për sigurimin e të dhënave në internet.

Koncerni Microsoft kritikoi pas sulmit kibernetik që preku më tepër se 200.000 kompjutera në mbarë botën përdorimin e programeve të dëmshme prej qeverive të ndryshme. Menaxheri i këtij koncerni, Brad Smith, akuzoi shërbimet sekrete të SHBA-së për shfrytëzimin e një shtegu të pambrojtur në sistemin e Windows për interesat e tyre. Pasi NSA ka qënë vetë viktimë e një sulmi të tillë, informacionet kanë rënë në duart e kriminelëve, të cilët i përdorën këto të dhëna për kryererjen e sulmit me përmasa masive.

Sulmi kibernetik global ka dëmtuar shumë autoritete, ndërmarrje dhe persona privatë. Autoritetet policore të Europol-it thonë që ky sulm ka pasur përmasa që s‘janë parë ndonjëherë më parë. Rreth 200.000 kompjuterë në 150 shtete u bënë viktima të virusit me emrin “WannaCry”. Microsoft-i e ka mbyllur shtegun e pambrojtur, por të mbrojtur kanë qenë vetëm ata që kanë aktualizuar versionin e fundit të këtij sistemi operativ. E gjithë kjo rrit shqetësimet për sulme edhe më të mëdha ku përmasat e dëmeve mund të jenë shumë më të larta.

Symbolbild Cyberkriminalität (Reuters/K. Pempel)

Përmirësime në sistemin mbrojtës të internetit po kërkohen edhe nga institucionet më të larta të Gjermanisë. Ministri i Transportit, Alexander Dobrindt, e sheh mbrojtjen e infrastrukturës së rrjetit si “ekzistenciale”. Ai kërkon rritjen e masave të sigurimit, sepse ky sulm prek „furnizimin me energji dhe ujë si dhe komunikacionin, sistemin shëndetësor dhe atë financiar”.

Eksperti i IT-së, Lars Klingbeil, tha për “Rheinischen Post” që kompanitë e mëdha duhet të detyrohen nga shteti që të ofrojnë më shumë siguri dhe t‘i aktualizojnë sistemet mbrojtëse ndaj viruseve.

SHKARKO APP