Modeli i ri BMW X6, një makinë ëndrrash
Nuk ka një fuoristradë tjetër që e polarizon kaq shumë shoqërinë sa BMW X6.
Ata që e duan, çmenden për të; ata që nuk e duan, e urrejnë me kuptimin e plotë të fjalës.
Por nëse e urreni për faktin që shpenzon shumë dhe ndot ambientin, ja ku vjen versioni M50D.
Bild raporton se kjo makina shpenzon më pak karburant se një Volkswagen E-up.
Komentuesit thonë se kjo është një çmenduri.
Po kaq i çmendur është edhe çmimi i makinës: Nga 87.300 euro.
Ajo ka 381 kuaj fuqi dhe kap 100 kilometra në orë për 5.2 sekonda.
Shpejtësia maksimale është 250 km/h dhe shpenzon 6.6 litra naftë.
Dioksidi i karbonit i emetuar është 174 g/km.
Motorri turbo është me 6 cilindra.