NASA: Në Mars ka pasur më shumë ujë se në Oqeanin e Ngrirë të Veriut
Një nga arsyet se përse NASA është kaq e interesuar pas Marsit është që të zbulojë nëse ka pasur ndonjëherë ujë në sipërfaqen e këtij planeti. Nëse do të ketë pasur ujë, ka shumë mundësi që të ketë pasur edhe jetë në këtë planet. NASA e ka studiuar planetin me orbita dhe raketa kozmike dhe shkencëtarët kanë bërë tani një zbulim të ri.
Shkencëtarët e NASA-së kanë zbuluar se në Planetin e Kuq ka pasur dikur më shumë ujë se sa gjendet tani në Oqeanin e Ngrirë të Veriut në Tokë. Sipas shkencëtarëve, ky planet ka humbur 87% të sipërfaqes ujore.
Para gati 4.3 miliardë vjet më parë, Marsi kishte mjaftueshëm ujë sa për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e tij në një thellësi uji prej 137 metrash. Uji besohet të ketë formuar një oqean që zinte gati gjysmën e hemisferës veriore të planetit.