NASA përzgjedh 16 shkencëtarë për ekipin e studimit mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara

NASA ka përzgjedhur 16 shkencëtarë për të marrë pjesë në ekipin e saj të pavarur të studimit mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP).

Agjencia hapësinore NASA ka mbledhur disa nga shkencëtarët kryesorë në botë, praktikuesit e të dhënave dhe inteligjencës artificiale dhe ekspertët e sigurisë së hapësirës ajrore për një studim që fillon  më 24 tetor dhe pritet të zgjasë 9 muaj. Vëzhgimet e ngjarjeve në qiell që nuk mund të identifikohen, janë kategorizuar si fenomene të paidentifikuara.

Ekipi i shkencëtarëve do të identifikojë se si mund të analizohen potencialisht të dhënat e mbledhura nga njësitë qeveritare civile, dhe nga burime të tjera për të hedhur dritë mbi këto fenomene. Studimi do të fokusohet vetëm në të dhëna të paklasifikuara. Një raport i plotë që përmban gjetjet e ekipit do të publikohet në mesin e vitit 2023.

“Të kuptuarit e të dhënave që disponojmë rreth fenomeneve të paidentifikuara në hapësirë, është thelbësore për të na ndihmuar të nxjerrim përfundime shkencore rreth asaj që po ndodh në qiellin tonë”, tha një nga anëtarët e ekipit për CBS News.

SHKARKO APP