NASA: Shoferi i autobuzit nuk është goditur nga hapësira
Zyrtarët indianë thanë se një meteor i rënë ishte përgjegjës për vdekjen e një shoferi autobuzi në Tamil Nadu ditën e shtunë shtunën, por NASA ka reaguar duke thënë se në këtë rast nuk bëhet fjalë për diçka të kësaj natyre.
Incidenti i ndodhur ka krijuar një gropë të madhe të thellë, dhe u shoqërua me një shpërthim të fuqishëm, duke lënë pas një shkëmb të zi. NASA thotë se duke parë provat më shumë bëhet fjalë për një shpërthim të tokës, shkruan New York Times.
“Meteorët e vegjël nuk shkaktojnë zjarre apo shpërthime kur ato godasin terrenin”, tha zëdhënësi i NASA, Dwayne Brown.
“Për të formuar një krater të madhësinë së asajqë është postuar në internet do të bëhej fjalë për një meteor të paktën disa kilogramë. Guri, që gjendet në Indi, nga ana tjetër, thuhet se peshon vetëm disa gram. Kjo është diçka e pamundur dhe nuk është e ardhur nga hapësira”, ka shtuar ai.
Sidorela Lepri