Ndryshimi i radhës në WhatsApp do ju pëlqejë të gjithëve!
Dark Mode është opsioni më i mirë që ka nxjerrë ndonjëherë Instagram-i dhe Messenger-i.
Ky opsion të errëson pamjen e telefonit dhe në këtë mënyrë mbrojmë sytë nga drita që depërton, njëkohësisht ruhet edhe bateria e telefonit.
Por këtë opsion deri më tani nuk e kishte zotëruar WhatsApp-i një nga aplikacionet më të përdorur.
Por së fundmi mësohet se edhe ky aplikacion do të bëjë këtë ndryshim.
Kompania njoftoi se për momentin, Dark Mode mund të aktivizohet në sistemet Android Beta 2.20.13. Opsioni mund të aktivizohet në “Battery Saver Settings”.
Nuk dihet ende nëse opsioni do të jetë i pranishëm edhe në iOS, megjithatë kompania do të shohë se si do të jetë vazhdimësia në mënyrë që të vendosë.