Ndryshojnë rregullat e shërbimeve kabllore në BE
Cable Europe ka mirëpritur miratimin e rregullave të reja, të cilat do t’u mundësojnë klientëve të kabllorit qasje në kabllo gjatë kohës që janë në lëvizje jashtë vendit.
Ligjet e reja janë pjesë e Strategjisë së Tregut të Integruar Digjital dhe janë përcaktuar fillimisht nga Komisioni Evropian tetëmbëdhjetë muaj më parë. Komisioni adresonte problemin që konsumatorët shpesh ishin të penguar, për shkak të së drejtës së autorit, që të hynin në shërbimet e programeve kur udhëtonin jashtë vendit të cilat ata tashmë mund t’i ndjekin gjatë udhëtimit jashtë vendit të tyre. Rregullorja e re u miratua nga Parlamenti Evropian më 18 maj 2017 dhe nga Këshilli i BE më 8 qershor 2017.
Rregullat e reja zbatohen jo vetëm për abonimet kabllore, por edhe për klientët e IPTV dhe ofruesit e DTH që ofrojnë një shërbim OTT dhe shtrijnë shërbimin e tyre TV Everywhere jashtë vendit të tyre. Rregullat do të zbatohen nëntë muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare të BE-së./IMA/