Në Kinë regjistrohen 154 milionë makina private

Në Kinë, në fund të 2014 u regjistruan 154 milion makina private, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Sigurimit Publik të Kinës deklaroi se gjatë vitit të kaluar trafiku është "pasuruar" me një shtesë prej 17 milionë makinash. Në vitin 2013, Kina kishte 219 milionë qytetarë të cilët posedonin patentë shoferi, ndërsa në vitin 2014 ky numër është rritur në 247 milionë.

Në qytetet e mëdha si Pekin, Shangai dhe Tiencin, ka më shumë se dy milionë makina. Qytetarët e Kinës deri pak vite më parë në të shumtën e rasteve përdornin biçikleta dhe motoçikleta në trafik, mirpo me kohën ata u zëvendësuan me makina për shkak të përmirësimit të gjendjes financiare.

Në shumë qytete janë futur rregulla shtesë mbi numrin e makinave, në mënyrë që të bëhen lehtësime për parandalimin e problemeve në trafik.

SHKARKO APP