Netflix krijon një fond prej 100 milion dollarësh, për të përballuar pasojat e COVID-19

Netflix tha të Premten se po krijon një fond 100 milion dollarë lehtësimi për punëtorët në sektorët krijues mbarëbotërore të prekur nga përhapja e koronavirusit e cila krijoi ndërprerje në pjesën më të madhe të prodhimit të filmit dhe televizionit.

“Ky komunitet ka mbështetur Netflix gjatë kohërave të mira, dhe ne duam t’i ndihmojmë ata gjatë këtyre kohërave të vështira, veçanërisht ndërsa qeveritë ende po kuptojnë se çfarë mbështetje ekonomike do të ofrojnë,” tha Ted Sarandos, shefi i krijimit të Netflix, në një deklaratë.

Shumica e fondit do të mbështesë ekuipazhet e goditura më fort të prodhimeve të vetë Netflix në të gjithë botën, tha Sarandos dhe do të plotësojë dy javët e pagës që kompania tashmë pranoi të paguante për aktorët dhe ekuipazhin në prodhimet e pezulluara.

Elektricistët, marangozët dhe shoferët, të cilët kryesisht paguajnë pagat në orë dhe punojnë në bazë të projektit, janë ndër qindra mijëra në industrinë e argëtimit pa punë, tha ai.

Më shumë se 120,000 punë janë humbur nga anëtarët e IATSE, Aleanca Ndërkombëtare e Punonjësve të Skenës Teatrale që përfaqësojnë kinematografë, redaktorët, dizajnerët e prodhimeve dhe të tjerët, sipas The Hollyëood Reporter. Publikimi përmendi letërkëmbim me anëtarët e International Cinematographers Guild and Motion Picture Editors Guild.

Në përpjekje për të mbështetur industrinë më të gjerë të filmit dhe televizionit, 15 milion dollarë të fondit Netflix do të shpërndahen tek “palët e treta dhe jofitimprurësit që ofrojnë ndihmë emergjente për ekuipazhin jashtë punës dhe të papunët në vendet ku kemi një bazë të madhe prodhimi,” shkruhet në deklaratën e Sarandos.

Në Europë, Amerikën Latine dhe Azinë, Netflix është duke bashkërenduar me organizatat e industrisë për të krijuar përpjekje të ngjashme ndihme, tha Sarandos, njoftimet konkrete të të cilave janë të planifikuara javën e ardhshme mbi financimin e këtyre përpjekjeve. (AP)

SHKARKO APP