Nissan zbulon modelin Ariya elektrik me një çmim prej 40 000 dollarësh

Nissan morri një tjetër hap në makinat elektrike duke zbuluar modelin Ariya. Me një pamje të mprehtë që shpreh dizenjimin e konceptit të makinave të vitit të fundit, automjeti kap nga 0 deri 100 KMH për më pak se 5 sekonda.

Makina vjen me dy versione motorash një prej tyre është motor i vetëm FWD (215 kuaj fuqi ) ndërsa tjetri është motor i dyfishtë “e-4ORCE ” AWD (389 kuaj fuqi) , të cilët përfshijnë një pedal elektronik që lejon shoferin të akselerojë shpejtësinë dhe të frenojë mjetin me një buton të vetëm. 

Dizanji i brëndshëm është unik ndryshe kabinat normale. Për më tepër është implementuar sistemi i fundit teknologjik ProPilot 2.0 për të ndihmuar shoferin dhe integrimi teknologjisë smart home , Apple Carplay dhe Android Auto.

Nissan Ariya do jetë në shitje në mesin e vitit 2021.

Nissan Ariya. The Next Gen-EV

Burimi Yahoo

Përshtati  Koha Jonë

 

SHKARKO APP