Një epokë e re për astronominë!  

Shkencëtarët janë duke pretenduar se kanë kryer një zbulim mahnitës në kërkimet e tyre për të kuptuar plotësisht gravitetin. Ata kanë vërejtur deformimin e hapësirës së gjeneruar nga përplasja e dy vrimave të zeza në më shumë se një milliard vite dritë nga Toka.

Ekipi ndërkombëtar thotë se zbulimi i parë i këtyre valëve gravitacionale do të sjellë një epokë të re për astronominë. Ky është kulmi i dekadave të kërkimit dhe në fund të fundit mund të ofrojnë një dritare për Big Beng.  Hulumtimi i kryer nga Ligo Collaboration, është pranuar për botim në revistën fizike  “Review Letters”.

Bashkëpunimi vepron në një numër të madh laboratorësh nëpër botë. Sinjalet e pritura janë jashtëzakonisht delikate, dhe shqetësojnë makinat, të njohura si interferometra, me vetëm fraksionet e gjerësinë së një atomi.
“Ne kemi zbuluar valët gravitacionale”, tha David Reitze, drejtor ekzekutiv i projektit Ligo për gazetarët në një konferencë shtypi në Uashington.
Sipas tij është hera e parë që Universi na ka folur me anë të valëve gravitacionale. Deri tani, ne kemi qenë të shurdhër, raporton BBC.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sidorela Lepri

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?