Një nga bizneset më të vjetra të internetit sapo u shit për 9 miliardë dollarë
Kompania norvegjeze Adevinta bleu biznesin e reklamave të klasifikuar të EBAY për 9.2 miliardë dollarë në mënyrë që të krijojë kompaninë e klasifikuar online më të madhe në botë. Reklamimi i klasifikuar është një formë publiciteti i cili përdoret në gazeta dhe dhe faqet online. Në krahasim me ekranet gjigandë të reklamimit , ai është shumë herë më i lirë.
Në epokën e Google dhe Facebook, reklamat e klasifikuara nuk janë ekzaktsisht një biznes gjigand por ato përbejnë reth 3% të tregut të reklamave në internet prej 125 miliardë dollarësh në baze të statistikave ne vitin 2019.
Grupi EBay i klasifikuar filloi para 25 vitesh dhe eBay u soll në treg si një faqe ankandi. EBay bleu qindra biznese të klasifikuara të tjerë në të gjithë botën në vitin 2008 për të formuar eBay Classifieds Group. Biznesi i reklamave të eBay zë 10% të kompanisë.
Tani kjo përqindje e tregut do të jetë nën menaxhimin e kompanisë norvegjeze Adevinta.
Burimi CNN
Përshtati Koha Jonë