Një opsion i ri nga Whatsapp do të zgjidhë problemin e memories së ngarkuar nga mesazhet
Përdoruesit e WhatsApp tani do të kenë mundësi të vendosin një datë skadence për grupet e tyre të chatit.
Kur data të arrihet përdoruesve do t’ju kërkohet të fshijnë disa nga mesazhet ose bisedën e plotë. Ky opsion pritet të jetë një zgjidhje për kursimin e hapësirës, pasi aplikacioni zë shumë vend në memorien e pajisjeve nëse mesazhet qendrojnë aty prej vitesh.
Ai gjithashtu mund të ndihmojë përdoruesit të mbajnë WhatsApp-in e tyre më të organizuar duke hequr bisedat ‘zombie’ që nuk janë më të rëndësishme.