Njeriu në Mars. NASA po përgatitet

NASA është duke projektuar sisteme për dërgimin e njerëzve në thellësi të sistemit diellor, në një distancë më të largët sesa më parë, deri në Mars. Filmi imagjinar i vitit 2015, “The Martian” përshkruan se si do të mund të dukej shkuarja në Mars, por këtu në Tokë, inxhinierët dhe shkencëtarët po punojnë për ta bërë këtë ide realitet.

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, thotë se Sistemi i Lëshimit në Hapësirë, do të jetë raketa më e fuqishme në botë. Ajo do të dërgojë njerëzit në Mars, transmeton  VOA.

Në Qendrën e Hapësirës “Marshall” në Huntsville të shtetit të Alabamës, inxhinierët dhe shkencëtarët janë duke punuar për ta bërë realitet misionin e dërgimi të njeriut në Mars.

Menaxheri i zyrës për programet e shkencës në Qendrën e Fluturimeve në Hapësirë, Paul Gilbert, shpjegon se ata janë ende në faza tepër të hershme të punës për dërgimin e njeriut në planetin e kuq.

“Po punojmë me partnerët nga Stacionin Ndërkombëtar i Hapësirë për të shkëmbyer ide mbi këtë përpjekje. Pra, ne jemi në fazat e hershme të projektimit të misionit. Ne jemi bashkuar si një familje globale për të diskutuar se cili është hapi tjetër dhe çfarë gjëra duam të eksplorojmë së bashku”.

Ekipet në Qendrën Marshall të Fluturimeve në Hapësirë po bëjnë prova me ide të ndryshme për të realizuar në tokë konceptin e ndërtimit të një anije hapësinore e cila mund të mbështesë jetën në temperaturë tepër të ulëta, si në Mars. Përpjekjet përfshijnë projekte për ndërtimin e një anije që mund të ulet në terrenin e Marsit.

“Gjysma e poshtme është skena e uljes, e cila është e pajisur me sisteme shtytëse për të mundësuar një ulje të lehtë. Në pjesën e sipërme është pjesa ku vendosen ngarkesat e nevojshme”, thotë z. Gilbert.

Në një pjesë tjetër të kompleksit të NASA-s po hartohen dhe testohen sonda që mund të dërgojnë njerëz në thellësi të hapësirës.

Këtu, ekipet janë duke përdorur Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës si një model për mënyra të reja të prodhimit të oksigjenit.

Specialisti i NASA për jetën në hapësirë, David Smitherman shpjegon veçoritë e objektit.

“Kemi një dhomë të shërbimeve poshtë në nivelin më të ulët, dhomë stërvitjeje, që duke si një bodrum në katin e poshtëm. Kati kryesor ka hapësirë për katër dhoma gjumi për anëtarët e ekuipazhit”.

Ekipet e NASA-s janë gjithashtu duke bërë simulime me teknologjinë tre dimensionale, 3D për të parë se si mund të përdoren shkëmbinjtë e Marsit për të ndërtuar struktura me materiale që tashmë ekzistojnë atje.

Pjesë të ndryshme të raketës së lëshimit në hapësirë, të cilat do të bartin sondën Orion, janë duke u ndërtuar në  Shtetet e Bashkuara.

Sonda Orion, pasardhëse e programit të NASA-s për vajtje-ardhje në hapësirë, në dhjetor të vitit 2014 bëri një udhëtim provë të suksesshëm në thellësi të hapësirës me ekuipazh në bord, një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të shkuar në Mars.

Shkencëtarë dhe inxhinierë të NASA-s tani janë duke punuar në realizimin e fluturimit të parë të sondës Orion me sistemin e ri të lëshimit. Ky test nuk do të ketë njerëz në bord.

Motorët e raketave janë duke u testuar dhe NASA pret fillimin e përdorimit të versionit të parë të këtij sistemi në vitin 2018.

“Kur të instalohen elementet kryesorë të sistemit të ri të lëshimit dhe sondës Orion, unë mendoj se vendi do të jetë krenar për investimin që ka bërë në NASA”, thotë Patrick Scheuermann, ish drejtor i Qendrës së Fluturimeve Hapësinore, Marshall, i cili në nëntor to vitit të kaluar u largua nga NASA për të dalë në pension.

Ekspedita e parë në Mars është planifikuar të realizohet në vitet 2030.

SHKARKO APP