Njihuni me smartfonin e parë të kompanisë VAIO

Duket se tanimë që VAIO nuk është më pjesë e Sony, interesi i saj rreth tregut të smartfonëve është rritur. Kompania ka vendosur të konkurojë drejtpërdrejtë kompaninë ‘mëmë’ të saj Sony me anë të një produkti të ri. Bëhet fjalë për një smartfon që quhet VAIO Phone, i cili do të lançohet fillimisht në Japoni në 20 Mars.

Kuptoni që tani nuk kemi të bëjmë me një pjesë të kompanisë gjigande Sony por me një firmë shumë të vogël siç është VAIO e pavarur në treg. Aktualisht VAIO është në hapat e parë të të mësuarit dhe ky proces ka për të qënë i vështirë për të. Gjithsesi ajo është munduar vërtet të sjellë një telefon të mirë në treg dhe ja ka dalë pavarsisht pse nuk bëhet fjalë për një pajisje që të lë me gojëhapur. VAIO Phone ka një ekran 5inç, përdor sistemin operativ Android 5.0, proçesor 1.2GHz me 2GB RAM dhe një kamer 13 megapiksel.

VAIO e ka cilësuar smartfonin e saj të parë si të thjeshtë dhe me stil për shkak se ai është i sheshtë, me shkëlqim dhe ka anë të lakuara plastike, pra është një telefon me pretendime jo shumë të larta. Realisht nuk ka shumë gjëra që mund të thuhen rreth këtij produkti, ai është një smartfon si shumë të tjerë para tij i cili nuk ofron diçka të vecantë. VAIO Phone do të shitet me një çmim prej afërsisht 420$. (PCWorld Albanian)

SHKARKO APP