Njihuni me të renë e fundit nga Facebook

 

Facebook po punon për të sjellë një veçori tjetër në profilin e tij, ku përveç një kërkese për miqësi vjen kërkesa për mesazh. Pritet që së shpejti ky rrjet social të vendosë në çatin e Messenger, me qëllimin që të rrisë përdorimin dhe popullarizimin e këtij aplikacioni, duke e çuar në nivelin e ËhatsApp. Veçoria e re do të ndihmojë që t'i dërgosh mesazh edhe një personi që nuk e kemi mes miqsh, duke e vizualizuar si "Kërkesë mesazhi". Harrojini pra numrat e telefonit. "Sot e vetmja gjë për të cilën keni nevojë të flisni në botë është emri i tij", shkruan David Marcus, përgjegjësi i Messenger. E në fakt edhe më herët mund t'i shkruaje në Messenger një personi që nuk e ke mik, por teksti kategorizohej tek kategoria "Mesazhet e tjera", i aksesueshëm vetëm në kompjuter, ndërsa tashmë këto mesazhe do të jenë të dukshme. 

SHKARKO APP