Norvegjia, vendi i parë për përdorimin e makinave elektrike

Norvegjia bëhet vendi i parë në botë që shitjet e makinave elektrike janë më të larta se ato me benzinë apo naftë. Vendi nordik i ka vendosur një sfidë vetes që deri më 2025-ën të mos ketë më asnje makinë nafte apo benzine në Norvegji.

Norvegjia bëhet vendi i parë në botë për përdorimin masiv të makinave elektrike.

Vendi nordik, në vitin 2020, saj statistikeva të publikuara këtë javë, tregon se shitja e makinave elektrike kapërceu ato me benzinë, naftë apo motorë hibridë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Makinat elektrike përbënin 54.3% të të gjitha makinave të reja të shitura në vendin nordik për vitin 2020, duke regjistruar një rekord global.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trendi rritës ka qenë marramendës, ku një dekadë më parë vetëm 1% e tregut zotërohej nga makinat elektrike, ndërsa sot mbi 50%.

Norvegjia i ka vendosur vetes një sfidë të madhe, që të bëhet vendi i parë që nuk përdor makina me benzinë apo naftë deri në vitin 2025.

Edhe pse vendi nordik është prodhues i naftës, ai i përjashton automjetet plotësisht elektrike nga taksat, për ta ruajtur sa më shumë që të jetë e mundur natyrën dhe ekosistemin.

“Ne jemi padyshim në rrugën e duhur për të arritur objektivin e 2025-ës”, tha Shefi i zyrës së Transportit rrugor Oeyvind Thorsen në një konferencë shtypi.

Shitjet e automjeteve elektrike dhe politikat e ndjekura për to, do të vazhdojnë të rriten në 2021-shin, thanë analistët e industries së automobilave dhe shpërndarësit e makinave, teksa pritet që  më shumë modele të vijnë në treg.

“Parashikimi ynë është që makinat elektrike të kalojnë 65% të tregut në 2021-shin”, tha Christina Bu e cila kryeson një grup interesi për emetimet zero të karbonit në natyrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?