Nuk ka dekoder në treg. AMA shtyn mbylljen e kanaleve toksore në Tiranë dhe Durrës

Autoriteti i Mediave Audiovizive AMA, njofton se afati për mbylljen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë – Durrës i parashikuar të ishte më datë 30 qershor 2017, shtyhet për një kohë të shkurtër. Shkak për këtë vendim është sasia e pamjaftueshme në treg e pajisjeve dekoder tokësorë, të cilët mundësojnë marrjen e sinjalit televiziv digjital. Nisur nga numri i larte i banoreve ne qarqet Tirane e Durrës vlerësohet si shumë i rëndësishëm sigurimi i sasisë së mjaftueshme të dekoderëve digjital për t’u garantuar qytetarëve marrjen e programeve pa pagesë.

AMA, në bashkëpunim dhe koordinim me të gjithë institucionet e përfshira në procesin e kalimeve nga analogu në digjital tokësor, po vijon të ndërmarrë hapa nxitës në sigurimin e sasive të mjaftueshme të këtyre pajisjeve, si një mundësi për ecurinë dhe finalizimin e këtij objektivi në të dy qarqet. Me plotësimin e kushteve të domosdoshme dhe të nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të digjitalizimit, AMA do të njoftojë zyrtarisht për afatin e mbylljeve të transmetimeve analoge në qarqet Tiranë e Durrës.

Procesi i digjitalizimit do të vijoje në qarkun e Beratit, me fillimin e transmetimeve digjitale ne datë 3 Korrik 2017, ndërkohë qe transmetimet analoge do të vijojnë edhe për një periudhë një mujore.

Swiss Digital Desktop Reklama

AMA kërkon nga publiku, i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset sa më parë me marrës digjital (dekoder të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt, nuk do të mund të shohë më transmetime televizive në qarkun e Beratit mbas mbylljes së transmetimeve analoge.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?