Nuk planifikohet rritja e memories për ruajtjen e të dhënave për iPhone 14 Pro

Na ndajnë edhe pak javë nga momenti kur Apple më në fund do të prezantojë gjeneratën e re të iPhone. Derisa po i afrohemi datës së kësaj ngjarje të madhe, po shfaqen çdo herë e më shumë informacione për këtë telefon.

Kësaj radhe, analisti Jeff Pua ka parashikuar se iPhone 14 Pro akoma do të implementoj memorien prej 128 GB, siç ka qenë në rastin e iPhone 13 Pro.

Me fjalë tjera nuk planifikon të ofrojë në paketën e ofertës hapësirën më të madhe për ruajtjen e të dhënave – pavarësisht që iPhone 14 Pro pritet të jetë më i shtrenjtë sesa që jemi mësuar t’i shohim kur prezantohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jetë dëshpëruese për disa përdorues, por megjithatë pritet që Apple të ofroj të njëjtat opsione për ruajtjen e të dhënave sikur tek iPhone 13 Pro (128 GB, 256 GB, 512 GB dhe 1TB për modelin më të fuqishëm).

Swiss Digital Mobile Reklama

Linjën e re të iPhone 14 e përbëjnë modelet Pro dhe Pro Max, e në ofertë do të jetë edhe modeli standard – që do të shitet si iPhone 14 dhe iPhone 14 Max (apo plus).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?