OKB: Facebook është shndërruar në një bishë

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara akuzuan rrjetin social Facebook për “rol vendimtar” në nxitjen e urrejtjes ndaj myslimanëve Rohingya në Mianmar.

Një nga pjesëtarët e ekipit që po heton aktet e mundshme të gjenocidit tha se Facebook është “shndërruar në bishë”.

Rreth 700,000 myslimanë Rohingya kanë ikur në Bangladesh prejse ushtria e Mianmarit ka nisur një operacion kundër militantëve Rohingya në shtetin Rakhine, në muajin gusht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Misioni Faktmbledhës i OKB-së në Mianmar tha se Facebook “ka kontribuar substancialisht në nivelin e armiqësisë te publiku i gjerë kundër myslimanëve Rohingya”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gjuha e urrejtjes sigurisht që është pjesë e kësaj”, tha kreu i misionit të OKB-së, Marzuki Darusman.

Facebook, në reagim, tha se nuk ka “vend për gjuhë të urrejtjes” në këtë platformë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?