Online.app/Krijohet rrjeti social i shqiptarëve

Një grup programuesish shqiptarë dhe kosovarë kanë arritur që pas një viti pune të krijojnë një aplikacion i cili mban emrin ONLINE.

Online.app është një aplikacion dhe mundësi e mirë për të festuar dhe biseduar me njerëz që ndodhen shumë pranë jush. Është shumë i thjeshtë në përdorim.

Nuk ka nevojë për kërkesë miqësisë sepse ju jeni tashmë miq, sepse keni kontakt vizual, ju ndani të njëjtën hapësirë të vogël të një eventi, të një bari, të një qendre tregtare, të një lokali nate, etj. Ky aplikacion është një risi për mënyrën e komunikimit.

 Është një mundësi për njerëzit që kanë kontakt vizual në një ambient… këtë kontakt ta shndërrojnë edhe në bisedë nëpërmjet Online.app i cili funksionon në dy distanca, 50 metër dhe 200 metër larg jush. Vetëm brenda kësaj rreze mundemi të kemi një bisedë. Të gjithë ata që kanë Online.app dhe janë brenda kësaj rreze rreth jush ju shfaqen në aplikacion. Gjithashtu Online.app ka dhe dy dritare të ndara që janë NEWS dhe FASHION. Këto dy fritare shërbejnë për të marrë informacione të përgjithshme nga të gjitha faqet e regjistruara si “news dhe fashion”. Argëtohuni me Online.app.

Download on PlayStore: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.pulseonpulse.online

Download on AppStore: https://itunes.apple.com/us/app/online.app/id1141358818?mt=8

SHKARKO APP