FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ora ”Apple Watch” mund t’ju shpëtojë jetën

Një studim ka dalë në përfundimin se ora inteligjente ”Apple Watch” është e aftë të gjurmojë rrahjet e çrregullta të zemrës por ekspertët thonë se duhet bërë më shumë që pajisja të identifikojë problemet me zemrën. Mbi 419 mijë përdorues të ‘Apple Watch’ ishin pjesë e studimit të financuar nga Apple për të identifikuar “A-fib”.

Hulumtuesit e Universitetit të Stanford raportuan se ora kishte paralajmëruar vetëm 0.5% të personave, afro 2,100, se mund të kenë probleme me zemrën. Vetëm ⅓ e tyre dolën nga monitorimi me EKG, se kishin fibrilim atrial.

Ekspertët kardiakë thonë se studimi është një hap pozitiv se veshjet elektronike si Apple Watch një ditë mund të jenë teknikisht të afta t’u shpëtojnë jetën njerëzve, por që duhet më shumë kërkim në këtë drejtim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?