Ora inteligjente që mund të kushtojë 1000 dollarë

Kongresin Botëror të Telefonave pajisjen e saj të parë Android Wear, orën inteligjente Huawei Watch. Shumë kompani teknologjike kanë filluar të fokusohen tek tregu i pajisjeve mobile që vishen, dhe kanë krijuar ora inteligjente luksoze. Përmendim këtu orën Moto 360 të Motorola-së, apo orën LG Watch Urbane.

Këtu bën pjesë edhe Huawei, ora e të cilës duket me të vërtet shumë luksoze. Kompania nuk e ka bërë të ditur akoma çmimin e kësaj ore, por sipas një raporti të ri nga BGR, thuhet se ora inteligjente e Huawei-t do të kushtojë gati 1000 dollarë. Nuk e dimë se çfarë po planifikon Huawei, megjithatë 1000 dollarë janë shumë për një orë inteligjente.

Ndoshta mund të kushtojë 1000 dollarë një version premium i kësaj ore, e larë në ar ose mund të ketë gurë të çmuar që e bëjnë orën edhe më luksoze. Megjithatë, meqë nuk kemi akoma një konfirmim zyrtar nga vetë kompania Huawei, ky informacion mund të rezultojë edhe i pasaktë.

SHKARKO APP