Pajisje high tech për t’ua bërë jetën më të thjeshtë
Teknologjia e lartë nuk është vetëm për ndërtimin e ekraneve më të mëdhenj të telefonëve, por është për ri imagjinimin e mënyrës se si mund të bëhen gjërat bazike si lëvizja apo dërgimi i ushqimit.
Dhe interneti luan një rol qëndror në këtë fakt, me një numër në rritje të objekteve të përditshëm të cilët lidhen me njëri tjetrin.
LeWeb në Paris, konferenca e teknologjisë më e madhe në Europë, është vendi ku shkojnë personat me ide dhe kërkojnë kontaktet dhe investimet.
Iniciatori veteran Jamie Siminoff ishte aty me shpikjen e tij më të fundit, Ring, një zile dere me wireless dhe video e cila ju lejon të shihni dhe të flisni me këdo që qëndron në derën tuaj.
“Unë po punoja në garazh, kisha pak të punësuar, ne thjesht luanin me gjëra të ndryshme dhe vazhdonim të humbisnim dërgesat nga dërguesit dhe unë vazhdoja të mos takoja njerëzit që vinin në derë sepse nuk mund t’i dëgjoja.
Kështu që, literalisht fillova të kërkoj nëse mund të merrja një zile me wireless dhe një e tillë në fakt, nuk ekzistonte. Dhe kështu, thjesht u bë një nga ato gjëra…ne thamë, e dini çfarë, pse të mos e ndërtojmë ne?”, thotë Siminoff.
Sipërmarrësi i Silicon Valley Marcus Weller ishte në LeWeb me helmeten e tij të motorit Skully AR-1. E kontrolluar nëpërmjet zërit dhe e pajisur me bluetooth, ajo përfshin një kamera të pasme dhe një display ‘heads up’ si edhe mundëson të dhëna si shpejtësia dhe navigimi me GPS.
“Ata kanë integruar, në thelb, Google Glass në brendësi të helmetës me speaker dhe një kamera, për t’i mundësuar drejtuesit një sasi jonormale kontrolli dhe kompetence dhe në thelb, një perceptim të botës rreth tij, brenda helmetes. Dhe kjo do të ndryshojë të gjithë industrinë e motorrave”, thotë analisti i teknologjisë së lartë, Brian Solis.
Dhe iniciatori i hardware OnBeep po bën imitimin e tij më të mirë të Star Trek me Onyx, një komunikues cli-on, apo kapës, që funksionon në çdo distancë.
Kapet lehtësisht kudo, në mëngë ose në një lidhëse çante dhe ka një speaker të implementuar dhe një buton për të aktivizuar mikrofonin. Onyx sinkronizohet me smartphonin tuaj nëpërmjet Bluetooth, duke transmetuar zërin tuaj përmes rrjetit kundrejt anëtarëve të tjerë të skuadrës.