Pamje nga tuneli nënujor që lidh Evropën me Azinë

Placeholder Image

Dje u hap një ndër tunelet më të rëndësishme të Turqisë, i cili pritet të shkurtojë në mënyrë të konsiderueshme kohëzgjatjen e udhëtimit të automjetëve nga ana aziatike e Stambollit. Ky tunel u përurua dje edhe nga presidenti turk, Recep Erdogan dhe kryeministri Binali Yildirim.
Tuneli është i gjatë 3.34 kilometra që kalon nën det, do t’i lidhë dy kontinentet për herë të dytë nën ujë. Distanca e përgjithshme e tunelit do të jetë 5.4 kilometra, 3.34 nga të cilat do të jenë nën ujë.
Bashkë me qasje në rrugë, ky tunel do të jetë në total 14.6 kilometra i gjatë. Në pikën më të ulët, tuneli do të jetë 106.4 metra nën sipërfaqen e Ngushticës së Bosforit.
Në galerinë më sipër ju ftojmë të shihni pamjet konkrete të këtij projekti marramendës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?