FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas pritjes së gjatë, WhatsApp sjell më në fund stickerat

Pas një pritjeje të gjatë WhatsApp ka vendosur të bëjë atë që më së paku e prisnit: të shtojë stickerat.

Kompania tha ditën e sotme se këto elementë vizualë do të mbërrijnë në Android dhe iOS në javët në vijim.

Fillimisht 1.5 miliardë përdoruesit do të kenë akses në një numër të kufizuar stickerash dhe pakot e para do të ofrohen nga ekipi i dizajnit të WhatsApp.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të ardhmen kjo do të ndryshojë se çdokush do të mund të shtojë stickera që mund të përdoren brenda aplikacionit.

Një guidë aplikimi për stickerat të rinj mund ta gjeni në këtë lidhje.

Aplikacionet e tjera të komunikimit kanë ndjekur një qasje tjetër. Line ishte ai që shpiku stickerat ndërsa Telegram ka platformën më të hapur ku çdo kush mund të publikojë stickera, raporton PCW.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?