Për dy javë, “Diablo Immortal” thuhet se ka fituar 24 milionë dollar

Dy javë pas publikimit, Diablo Immortal e Blizzard ka fituar rreth 24 milionë dollarë, sipas Appmagic.

Në një vlerësim që ndau me GameDev Reports, firma analitike tha se loja pa pagesë u shkarkua pothuajse 8.5 milionë herë gjatë të njëjtit afat kohor, me 26 për qind të shkarkimeve me origjinë nga SHBA.

Pjesa më e madhe e të ardhurave të Blizzard nga Diablo Immortal ka ardhur gjithashtu nga Amerika /Telegrafi/

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë drejtim bëhet e ditur se lojtarët amerikanë kontribuuan me rreth 43 për qind të të gjitha fitimeve të lojës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të theksuar suksesin financiar të lojës së re, mjafton të thuhet se loja e dytë e Blizzard, Hearthstone, fitoi rreth 5 milionë dollarë në maj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?