Përditësimet e iPhone, fikin zilen e alarmit

 

Gjatë kësaj jave, disa përdorues të telefonave iPhone janë zgjuar të surprizuar, pasi kanë kuptuar që ishin shumë vonë për punë, pasi krejt papritur zilja e alarmit ishte fikuar. Kjo anomali ka ndodhur tek ata persona të cilët kishin vendosur të merrnin përditësimet për iOS 9.1 gjatë kohës kur ishin në gjumë. Përditësimet gjatë natës janë janë një opsion relativisht i ri që kur iOS 9 u bë pjesë e pajisjeve Apple. Në të vërtetë është e thjeshtë, pasi ju kujdeseni që telefoni juaj iPhone të jetë në karikim, ndërsa shtypni butonin “bie të fle” dhe zgjoheni me versionin e ri të iOS të instaluar. Por, në këtë rast, përditësimet kanë bërë që t’u fiket alarmi shumë përdoruesve, duke bërë që disa prej tyre të mos përmbahen dhe të shkruajnë në Twitter për atë që ju kishte ndodhur.

SHKARKO APP