FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Perëndimi “mund të përpiqet ta shkëpusë Rusinë” nga interneti

Rusia është e përgatitur nëse Perëndimi përpiqet ta ndëshkojë duke e shkëputur atë nga interneti global, tha një këshilltar i lartë i presidentit rus, Vladimir Putin.

“Po, mund ta shtypni një buton dhe ta nxirrni në vend. Teknikisht, ne jemi gati për çdo veprim”, tha German Klimenko. Rusia është akuzuar për sulme kibernetike në vende të ndryshme.

Shtetet e Bashkuara kanë emëruar një këshilltar të posaçëm vitin e kaluar, për të hetuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, në vitin 2016, përmes fushatës së dezinformimit në mediat sociale, shkruan rel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rusia tashmë është goditur nga një sërë sanksionesh amerikane. Udhëheqësit në SHBA nuk e kanë diskutuar hapur mundësinë e shkyçjes së saj nga interneti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?