Pesë makinat më të shitura të vitit 2014

Prestigjozja Forbes në një artikull të sajin ka renditur 5 makinat më të shtrenjta të vitit 2014. Lista kryesohej nga Lamborghini Venono Roadster, Çmimi fillestar is ë cilës ishte 4.5 milion $. Ndërsa në vendin e pestë si makina më e shtrenjtë ishte Porche 918 Spyder, çmimi i së cilës ishte 845 mijë $.

1.Lamborghini Venono Roadster renditet në vendin e parë si makina më e shtrenjtë në vitin 2014. Kjo duket edhe në numrin e paktë të makinave të prodhura Lamborghini Venono Roadster, të cilat ishin vetëm 9. Çmimi i tyre fillestar fillonte nga 4.5 milion $.

2.Makina e cila renditet në vendin e dytë si ndër makinat më të shtrenjta të vitit 2014 është makina franceze Bugatti Veryon 16.4 Grand Sport Vitesse. Vetë kompania Buggati e kishte cilësuar këtë makinë si modeli i makinës së prodhuar në një kohë rekord.  Ndërkohë çmimi fillestar i saj ishte 2.5 milion $.

3.Koenigsegg Agera S ishte makina suedeze që u rendit në vendin e tretë si makina më e shtrenjtë e vitit që shkoi. Cmimi i saj fillestar ishte 1.520 mijë dollarë dhe motori i saj është 1030 kuaj/fuqi.

4.Makina britanike Hennessey Venom Gt u cilësua makina e katërt më e shtrenjtë në vitin 2014. Fuqia e motorit të saj është 1.244 kuaj/fuqi. Makinat e prodhuara në total ishin 29, 5 prej të cilave u shitën në SHBA menjeherë sapo makina doli ne treg. Cmimi i saj fillestar ishte 1.2 milion $.

5.Porche 918 Spyder renditet si makina e pestë më e shtrenjtë e vitit 2014. Cmimi fillestar i makinës gjermane ishte 845 mijë $.

 

SHKARKO APP