Policia italiane i shpall luftë “Fake News” gjatë fushatës zgjedhore

 Policia italiane ka planifikuar një shërbim të ri për qytetarët e shqetësuar rreth lajmeve të rreme (Fake News) në internet, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme më 4 mars.

Duke përdorur një formën online, qytetarët mund t’u kërkojnë ekspertëve të policisë të verifikojnë lajmet e rreme, deri në një vërtetim zyrtar duke i hequr ato nga faqet e internetit.

“Ky është një mjet absolutisht transparent dhe legjitim”, deklaroi ministri i Brendshëm, Marco Minniti .

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne nuk duam të krijojmë një program të ngjashëm me atë të “Big Brother”, duke përjashtuar mundësinë e të rrezikuarit të lirisë së fjalës”, deklaroi shefi i policisë italiane, Franco Gabrielli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, Partia e Lirë dhe e Barabartë (LeU) ka qënë shumë skeptike ndaj këtij shërbimi të ri.

“Në cilin shtet demokratik i është dhënë fuqia policisë për të vendosur në mënyrë autonome se çfarë është e vërtetë dhe çfarë nuk është,” deklaroi sot deputeti i BE-së, Giovanni Paglia.

Partia Demokratike në pushtet ka akuzuar shpeshherë partia populiste italiane “Lëvizja Pesë Yjet” (L5Y) dhe partinë e së djathtës ekstreme për përhapjen e  lajmeve të rreme në mediat sociale për të diskredituar qeverinë.

Gjithashtu, sipas disa raportimeve,  Rusia ka përhapur lajme të rreme për të ndihmuar L5SYdhe Liga e Veriut.

Të dy partitë e opozitës i kanë mohuar akuzat për ndonjë lidhje të paligjshme me Moskën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?