Politika të reja të përdorimit të aplikacionit WhatsApp
WhatsApp duket se do të ndryshoj strategji kundrejt përdoruesve të tij. Aolikacioni do të bllokohet për 24 orë në të gjitha paisjet android të pa autorizuara, kjo për shkak se ËWhatsApp deklaron se kjo është një mënyrë për të mbrojtur përdoruesit e tij nga rrjedhja e informacionit. Gjithashtu Facebook ishte prononcuar për këtë masë të re të whatsApp duke theksuar se kjo është një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur klientët nga vjedhjet e informacioneve. Ekspertët gjithashtu theksojnë se përdoruesit duhet të jenë nshumë të kujdesshëm në momentin që ata shkarkojnë aplikacione nga adresa të ndryshme. Ndërkohë WhatsApp deklaroi se ka një numër të konsiderueshëm përdoruesish prej rreth 700 milion përdoruesish, të cilët dërgojnë mesatarisht rreth 30 miliardë mesazhe në ditë. Gjithashtu WhatssApp deklaron se do të mund të shkarkohet kundrejt një kostoje vjetore prej $0.99, kjo është për të gjithë përdoruesit që e kanë përdorur tashmë aplikacionin për 12 muaj. Përgjegjës të aplikacionit theksojnë se i ka ardhur fundi epokës kur aplikacioni i cili ofronte mjaftë shërbime, jo vetëm në ngjyra, pamje, apo foto por edhe akomodimet komunikimi, të mund të përdoret falas. Shkarkimi aplikacionit nga sitë zyrtare dhe të sigurta është një çështje thelbësore për rruajtjen e të dhënave të çdo përdoruesi.