Presidenti Trump marrëveshje të re për TikTok-un

Presidenti Donald Trump thotë se ai ka dhënë “pëlqimin” e tij një marrëveshjeje të propozuar që parashikon që kompania e aplikacionit të mediave sociale TikTok të hyjë në partneritet me kompanitë Oracle dhe Walmart për t’u bërë një kompani amerikane.

Presidenti Trump e ka vënë në shënjestër TikTok-un në pronësi të Kinës për shqetësimet e sigurisë kombëtare dhe privatësisë së të dhënave.

Njoftimi erdhi vetëm një ditë pasi Departamenti i Tregtisë njoftoi kufizimet që nëse vendosen përfundimisht mund ta bëjnë gati të pamundur që admiruesit e TikTok-ut të përdorin aplikacionin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump tha të shtunën se, nëse përfundonte, marrëveshja do të krijonte një kompani të re që ka të ngjarë të jetë e vendosur në Teksas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mosmarrëveshja rreth dy aplikacioneve është pika e fundit e ndezjes së tensioneve midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?