Pritet të dalë në treg ora inteligjente

Apple prezantoi orën e parë inteligjente vitin e kaluar, dhe pritet të hidhet në treg gjatë këtij viti. Ju mund të mendoni se kjo është ora e parë e krijuar nga Apple, por e keni gabim. Njihuni me versionin origjinal të Apple Watch-it. Ajo që shihni me sipër, është një orë analoge që nuk është shitur asnjëherë. Apple Watch origjinal (ose ora Apple Logo, siç Apple e quante) është dhënë si dhuratë falas për ata që blinin sistemin operativ Macintosh System 7.5. Blerësit mund të zgjidhin të merrnin si dhuratë këtë orë ose softuerin Conflict Catcher 3. Kjo orë është krijuar në vitin 1995.

Ora Apple Logo përmbante një trup prej çeliku të cilësisë së lartë, si dhe kishte të stampuar logon Mac OS tek rripi. Ora kishte gjithashtu një rreth blu përgjatë ekranit dhe logon e Apple-it tek pjesa e brendshme e ekranit. Dizajni duket shumë i çuditshëm duke e krahasuar me pajisjet argjendi dhe ngjyrë gri të Apple-it sot. Këto pajisje relikte kanë dalë tani në ankand

SHKARKO APP