FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Privatësia nuk ekziston më

Privatësia është pothuajse e pamundur nga rrjetet sociale, edhe për ata që nuk kanë një llogari. Informacionet janë online dhe kryesisht gjenden tek postimet e rrethit shoqëror. Pra rrjeteve sociale nuk i shpëton asgjë, sepse edhe nëse dikush nuk ka pasur asnjëherë një profil në Twitter apo Facebook, apo e kanë mbyllur, informacionet krijohen apo ngelen nëpërmjet miqve dhe këto të dhëna kanë një përpikmëri prej 95%.

Krijohet në fakt i ashtuquajturi ‘Profili Hije’ mbi dikë që nuk ekziston në rrjet, në bazë të dhënave të mbledhura nga të njohurit e tij. Kjo gjë është verifikuar së fundmi nga Universiteti i Vermont dhe kërkuesit kanë studiuar mbi 30 milionë postime publike të 14 mijë përdoruesve.

Ka rezultuar se për një person që kishte të paktën 8 miq në rrjetin social të analizuar në këtë rast Twitter, analistët kanë arritur të nxjerrin informacione duke parashikuar aktivitete, që nga bindjet politike, besimi fetar e deri preferencat e produkteve të përditshmërisë me një saktësi të plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra të qenit dhe të mbajturit informacionet personale të rezervuara duke, mos përdorur rrjetet sociale, nuk mjafton më në epokën bashkëkohore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?