Prodhimi i makinave në nivelin më të ulët që nga vitet ’50 në Britaninë e Madhe

Prodhimi britanik i makinave ra në nivelin më të ulët që nga viti 1956 vitin e kaluar pasi prodhimi u godit nga mungesa globale e çipave gjysmëpërçues, tregojnë të dhënat e reja.

‘’Një total prej 775 014 makinash u prodhuan në vitin 2022 ose 9,8 për qind më pak nga 859 575 të prodhuara gjatë vitit të kaluar’’, theksoi Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtarëve të Motorëve (SMMT).

Dhjetori përfundoi një vit të paqëndrueshëm, me një rënie prej 17,9% nga viti në vit, pas rritjes në tetor dhe nëntor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Totali vjetor për vitin 2022 ishte 40.5% nën nivelet e parakoronavirusit në 2019.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vëllimet për Britaninë e Madhe vitin e kaluar u rritën me 9,4% në vitin 2021, por kjo nuk arriti të kompensojë një rënie prej 14,0% të eksporteve, me katër nga pesë makina të prodhimit britanik që dërgoheshin jashtë shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?